Linguine me karkaleca, kungull dhe shafran

Përbërësit:
350 g makarona linguine
300 g kungull i freskët
1 qepë
1 pako shafran
200 ml pana
1 tufë majdanoz
200 ml lëng peshku
1 gotë verë e bardhë
2 lugë vaj ulliri
Piper
300 g karkaleca
Përgatitja:
Hidhni në tigan qepën e grirë imët me disa lugë vaj ulliri ekstra të virgjër. Kur qepa të jetë zbutur, shtoni karkalecat (edhe të ngrirë). Skuqini pak dhe shtoni verën e bardhë. Pasi vera të ketë avulluar, shtoni kungujt e prerë në formë rrethore dhe shafranin (të tretur më parë në pak lëng peshku). Shtoni pak kripë dhe kur kungujt të jenë skuqur lehtë, shtoni lëngun e peshkut duke e përzier në mënyrë që të mos krijohen kokrra. Pak para se të fikni sobën shtoni panën dhe majdanozin e grirë imët. Ndërkohë zieni makaronat dhe kur të jenë gati, kullojini dhe bashkojani salcës së përgatitur. Shtoni piper sipas dëshirës. Për të zbukuruar pjatën mund të përdorni një fetë të hollë kungulli të njomë të mbështjellë me një degëz majdanoz. Nëse keni karkaleca të freskët, pasi t’i keni pastruar, guaskën dhe kokën mund ta përdorni për të përgatitur lëngun e peshkut. Në këtë rast, hidhini të gjitha në ujë dhe ziejini me erëza dhe perime. Pëpara se ta përdorni kullojeni mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Stilisti shkodran që vesh Hamilton, Jozef Martini punon për firma të njohura

Në Shkodër ka hapur një show-room me punimet e...

Rudina Dembacaj na rrënqethi me dedikimin për të atin e ndjerë

Me datë 8 Korrik të vitit 2020, Rudina Dembacaj...

“Puna e palodhur jep rezultate!”/ DITA me fat për secilën shenjë të horoskopit gjatë muajit qershor

Pavarësisht nga parashikimet mujore, ka të paktën një ditë...

“Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit

Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur...