“Shfrytëzove motrn për të bërë famë e nuk e mbrojte”, debati Ronaldo-Gerta Gixhari

Gerta Gixhari dhe Ronaldo Sharka janë përplasur me njëri-tjetrin në “Fun Club”, ku ky i fundit e ka akuzuar gazetaren se ka shfrytëzuar të motrën, për të marrë famë, madje nuk e percepton dot që gjithë këto muaj nuk e ka mbështetur asnjëherë Oltën, edhe kur shumë njerëz i kishte kundër.

Gerta është shprehur se Ronaldo është si fëmija e saj dhe i kërkon që të rritet.

Ronaldo Sharka: Tani unë një pyetje shumë të sinqertë kisha për zonjën, për Gertën. Ti je këtu si motra e Oltës, fanse e Luizit, fanse e Deas, se s’po e marr vesh.

Megi Pojani: Është gazetare dhe ndjek “Big Brother”.

Ronaldo Sharka: Moj zemra ime, ke dy muaj që del nëpër studiot televizive dhe nuk dole një moment për motrën tënde kur po e kryqëzonte gjithë Shqipëria, tregove një anë tjetër të Oltës.

Gerta Gixhari: Çfarë thua mo, çfarë po shpif?

Ronaldo Sharka: Del këtu dhe shfrytëzon lojën e motrës tënde në “Big Brother” vetëm për tu bërë e famshme dhe mua nuk ma percepton dot truri s’i të kam ty përballë në atë kolltuk të kuq dhe jep opinione për “Big Brother”. Dëshpërimi për famë është i tmerrshëm dhe dëshpërimi për famë në këtë moshë që ke ti, është i tmerrshëm.

Gerta Gixhari: A e di që je fëmija im o Ronaldo, rritu një çikë! Mos e zgjat me mua fare. Çfarë halli ke me mua o çun që e kthen në personale, çfarë ke, thuaje një herë e përgjithmonë se në çdo studio, mban këtë referatë gjatë gjithë kohës.

Ronaldo Sharka: Nuk është personale, thjesht është kurioziteti im për hipokrizinë tënde që del lart e poshtë nëpër ekrane dhe shfrytëzon motrën tënde që nuk ke thënë një fjalë të mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...