“Kur Luizit iu sulën të gjithë, Efi tallej me të”- Ilda Bejleri: Big Brother është një ndeshje dhjetë me zero. Dihet kush është fituesi

Ilda Bejleri ka komentuar mbrëmjen e djeshme lojën e Luizit në Big Brother Vip Albania dhe raportin e tij të krisur me Efin.

Ajo u shpreh se të katërt personazhet e rikthyer kanë qenë dështim ndërsa shtoi se Efi përdori komentet që kishte lexuar gjatë kohës kur doli jashtë BBV.

 

Sipas saj loja e Big Brother Vip është një ndeshje që ka rezultatin 10 me 0 në favor të Luizit dhe dihet kush është fituesi.

“Të gjithë rikthimet kanë qenë dështim. Për të katërt personazhet. Kiara doli me një imazh shumë të mirë dhe në momentin kur u fut sërish aty filluan sulmet më të mëdha. Edhe Efi më duket një gjë e sforcuar. Ajo tashmë është sërish mikeshë me Luizin dhe sërish tenton të afrohet me të.

 

Në javën e parë kur Luizit iu sulën të gjithë nuk është ishte shoqja më e mirë dhe më e ngushtë e Luizit.

Unë mbaj mend kur po dilte nga shtëpia ishte deri diku një tallje që i bënte dhe qeshte më të madhe. Ishte një miqësi e sforcuar. Tani kanë marrë vesh të gjithë çfarë ndodh jashtë dhe për publikun bëhet e vështirë. Publiku është kundër falsiteteve. Ajo është një ndeshje 10 me 0 që dihet kush është fituesi”, u shpreh Ilda Bejleri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...