“Jam psikopat”/ Masakra me 9 viktima në shkollën serbe, zbardhet se çfarë tha autori 14-vjeçar në momentin e arrestimit

Një nxënës 14-vjeçar u arrestua si autor i masakrës që tronditi ditën e sotme Beogradin.

Ai hapi zjarr në një shkollë duke lënë nëntë të vdekur dhe plagosur disa të tjerë.

Djaloshi vrau shtatë vajza dhe një djalë, si dhe rojen e sigurisë. Trupat e tri vajzave u gjetën në korridor, ku ishte edhe roja e sigurisë. Kurse në klasë u gjetën trupat e katër vajzave dhe një djali.

Autori i krimit debatoi fillimisht me rojen dhe më pas hapi zjarr ndaj tij. Më pas u fut në klasë gjatë orës së historisë dhe qëlloi mësuesen dhe fëmijët. Bilanci mund të përkeqësohet pasi thuhet se dy fëmijë janë në gjendje kritike në spital.

14-vjeçari u arrestua në oborrin e shkollës. Atij u vunë prangat dhe një xhaketë në kokë që të mos dallohej fytyra. Siç raportojnë mediat, ai nuk i rezistoi arrestimit.

Oficerët e policisë i thanë që të ulte armët dhe të shtrihej përtokë me duart pas koke.

Kur oficerët iu afruan, ai tha: “I qëllova sepse jam psikopat”.

Mësohet se nxënësi cilësohej i qetë dhe ishte shumë i mirë në mësime. Ka disa raportime të paverifikuara se ai mund të ishte viktimë e bullizmit.

Autori i krimit përdori armën e babait të tij. Raportohet se i ati kishte dy armë me leje.

Gati për t’u futur botës së televizionit, ku do ta shohim Efin pas BBV?

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes është gati për t’u bërë pjesë e botës së televizionit dhe tani po pret ofertat. Ajo ka...

Dy ditët e fundit të majit sjellin lajme shokuese për këto shenja, paralajmërimi i Meri Shehut

Fundi i muajit Maj sjell disa lajme të papritura dhe shokuese për shenjat. Në parashikimin e së hënës në “Rudina” në Tv Klan, Meri...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...