Në Shqipëri gjendet Kurani më i vogël në botë

Rituali është gjithmonë i njëjtë. Mario Prushi lan duart dhe fytyrën, puth tri herë dhe më pas e vendos në ballë një Kuran të vogël, që familja e tij shqiptare e ka përcjellë brez pas brezi. Kurani më i vogël në botë sipas specialistëve, i ka mbijetuar kohës, luftërave dhe diktaturës komuniste. Sot, familja Prushi në Tiranë e mban atë në një kuti të argjendtë.

“Ne e kemi ruajtur brez pas brezi me përkushtim absolut sepse është vërtet shumë i dashur për ne”,-shpjegon Mario Prushi, 45 vjeç. Libri, kopertina e të cilit është në kadife të qëndisur me ar, ka një gjatësi prej 2,5 cm dhe gjerësi 2 cm dhe trashësi 1 cm.

Teksti në arabisht mund të lexohet vetëm me xham zmadhues të vogël të futur në kapakun e kutisë së tij.

Është e vështirë ta datosh në mungesë të analizave shkencore, por sipas Elton Karaj, studiues në shkencat e Kuranit, vepra prej afro 900 faqesh është shumë e vjetër.

“Ky Kuran është shtypur në një format shumë të vogël, një nga më të vegjlit në botë. Që nga shfaqja e tij, botimi i saj daton në fund të shekullit të 19-të. Është një vepër e jashtëzakonshme, është një shans që kjo kopje të jetë në Shqipëri”, tha ai, raporton Le Parisien

 

 

DËMOHEN NDRIÇUESIT ELEKTRIK NË “GJUHADOL”

Dëmtimi I ndriçuesve në zonën muzeale të “Gjuhadolit” është një nga fenomenet që qytetaret përballen shpesh së fundmi. Dëmtimi kryesisht ndodhë gjatë natës ku...

Horoskopi 31 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi: Sot do të keni mjaft kohë për t'u fokusuar në përmirësimin e shëndetit dhe përmirësimin e pamjes suaj. Aspekti ekonomik i jetës suaj...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Vetmia mbaroi! Këto shenja horoskopi do të gjejnë gjysmën tjetër në qershor

Nëse i përkisni një prej shenjave të përmendura më...

Gati për t’u futur botës së televizionit, ku do ta shohim Efin pas BBV?

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes është...

Zbulohet mashtrimi? Dalin dokumentat: Luiz Ejlli është beqar, nuk është martuar me Kiarën ligjërisht

Në një ceremoni madhështore në tarracën e Bashkisë së...

Kristi opinionist në Big Brother VIP 3: Do i zë vendin Zhaklinës dhe Arbrit

Kristi është gati t’i zërë vendin Zhaklinës dhe Arbrit....