‘Femër e poshtër, e degjeneruar’! Situata e paprecedentë në ‘Për’puthen’. Ja çfarë ndodhi?

Brikenda dhe Elio zhvilluan takimin e radhës në studion e “Për’puthen”, por bashkëbisedimi i tyre u ndërpre disa herë nga ndërhyrja e konkurrentëve të tjerë.

Megjithatë, Elio vazhdoi t’i tregonte për veten Brikendës, madje solli një ëmbëlsirë që e kishte përgatitur vetë ai. Konkurrentja tha se ëmbëlsira është e shijshme, por ka një shije të çuditshme.

“Pse është djegëse”, pyeti ajo, ndërsa Gisela pranoi se i kishte hedhur tabasco (djegëse) ëmbëlsirës.

Menjëherë më pas, Briki u çua dhe hodhi gatimin pranë Giselës. Vajzat vazhduan të ofendonin njëra-tjetrën, ndërsa Elio ndërhyri mes tyre.

“Femër e poshtër, e degjeneruar”, i tha Briki.

Ndërsa Gisela u shpreh se këtë veprim e bëri në shenjë hakmarrjeje ndaj Elios, me të cilin ka zhvilluar disa takime.

“Unë atij djali i kisha dhënë një kusht. Tani del me goca të tjera. Dikush nuk po më kënaq në këtë studio. Thashë po marr kënaqësi për vete”.

Brikenda u largua nga studio, ndërsa Elio qëndroi pranë saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...