Prishet miqësia mes Kiara Titos dhe Maestros? Ja përse nuk e ndjek në Instagram

Armaldo Kllogjeri i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” tek “E Diell”, ka folur edhe për marrëdhënien që ka me Kiara Titon.

Ai ka hedhur poshtë fjalët se marrëdhënia mes tyre është prishur. Pavarësisht faktit që nuk ndiqen në Instagram, ai shprehet se kanë një marrëdhënie të mirë dhe e ka telefonuar për ta uruar pasi mori propozimin për martesë nga Luizi.

Erjola Doci: Brenda shtëpisë së Big Brother me Kiara Titon kishit afrimitet, jashtë nuk ndiqeni në rrjetet sociale, ka ndonjë gjë që nuk shkon?

Armaldo Kllogjeri: E vërtetë është? Nuk e dija, ku e kam telefonin?

Ronaldo Sharka: Ai bën sikur s’di të përdorë Instagramin.

Armaldo Kllogjeri: Ku e kam telefonin se do i bëj kërkesë tani.

Ronaldo Sharka: Si është raporti juaj sot?

Armaldo Kllogjeri: E kam telefonuar Kiarën, e kam uruar për propozimin që i ka bërë Luizi për martesë, besoj se martesa e tyre do jetë në qendër të vëmendjes nga të gjithë shqiptarët dhe nga diaspora.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...