I kërkuan para para pacientit për ta operuar, arrestohen dy mjekët shqiptar në …

Një anesteziolog dhe një kirurg janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Gjilanit në Kosovë si të dyshuar për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit të autoriteteve, mjeku anesteziolog dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 eurosh për të kryer një ndërhyrje.

Ndërkaq, mjeku kirurg dyshohet se lidhur me këtë ndërhyrje mjekësore kishte marrë 330 euro ryshfet dhe kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë, raporton REL.

Para arrestimit, hetuesit kishin bërë simulimin e veprës penale.

“Hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar”, thuhet në njoftim. Të dy të arrestuarit janë dërguar në ndalim prej 48 orësh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...