Peshkimi i paligjshëm duke përdorur metoda barbare me korrent, vazhdon i pa shqetësuar nga askush në Shkodër.
Ndonëse këtë problem e kemi trajtuar disa herë, duket se askush nga autoritetet përkatëse nuk ka marrë asnjë masë.
Video më e fundit ka mbërritur pak më parë në redaksinë e Joq Albania ku shikohet një skenë e neveritshme.
Peshkatarët e paligjshëm kanë vrarë peshqit me korrent dhe i kanë lënë në tokë. Videon e kanë filmuar qytetarët në afërsi të Urës së Bunës.
Në vijim mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Në Shkoder, vriten dhe lihen nga peshkimi i paligjshëm me korent. Tek Ura e Bunes. Faleminderit.
Masakër mjedisore në Shkodër/ Peshqit i vrasin me korrent dhe i hedhin në tokë pic.twitter.com/623ipbALWT
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 29, 2023