Benet Beci vizitë në familjen Çeka

Për vizitë në familjen e Mikel Çeka dhe Engjëll Çeka, të cilët janë kujdesur të ruajnë dhe të dokumentojnë gjurmë të historisë së familjes, duke e kthyer shtëpinë në një mini muze.
Banesa e tyre, monument kulture, kategoria I, (1963) ruhet mjaft mirë e gëzon një strukturë solide 250 vjeçare dhe është e mbushur me detaje që të mahnisin. Në këtë banesë karakteristike, lindi dhe jetoi atdhetari i shquar Filip Pjetër Çeka, një ndër kontribuesit më të mëdhenj të degës Lidhja Shqiptare për Shkodrën. Në biseda me të zotët e shtëpisë, u bëmë edhe pak nostalgjikë…kujtuam historitë e familjeve tona, kontributin e tyre, krenarinë e përgjegjësinë që na kanë trashëguar. Kjo banesë është një provë e gjallë e vlerave të familjeve shkodrane, por dhe një thirrje për të treguar vëmendjen e duhur në ruajtjen e tyre e “nxjerrjen nga arka” të çdo pasurie të trashëgimisë kulturore që Shkodra i ka në çdo rrugicë të saj.
#shkodrapozitive #shkodraepara

Eksperti tregon hilet e tregëtarëve: Marrin makina që janë hequr nga qarkullimi, i shesin si të reja në Shqipëri

Eksperti Eno Zeneli në Wake-Up ka ndarë disa sekrete për të gjithë teleshikuesit se si të mos mashtrohen nga shitësit kur blejnë një makinë...

Sistemimi i përroit të Oblikës/ Turistëve u shfaqen mbeturina dhe djegie

Kjo është panorama që shoqëron në një ditë normale jo vetëm banorët e zonës së Oblikës por edhe kalimtarë e turistë të shumtë që...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME