Ronaldo Sharka zbulon pse nuk e mbrojti Kiarën në spektaklin e kaluar: “Është vajzë e…”

I ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka i cili ka folur për eksperiencën e tij në këtë format e jo vetëm. Ndër të tjera, i pyetur se si e komenton përballjen e Kiarës me opinionistët në spektaklin e kaluar të “BBV”, Ronaldo u shpreh se ka marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale për këtë gjë, por që sipas tij ndonjëherë është më mirë që njerëzit duhet t’i lësh të vetëmbrohen dhe nuk dëshironte të bëhej protagonist me një situatë që nuk i përket.

Unë kam marrë shumë komente dhe mesazhe për këtë, që “pse nuk e mbrojte Kiarën”. Unë nuk kam shkruar aty në bio që jam Ministri i Mbrojtjes. Me Kiarën na lidh një marrëdhënie e mirë që kemi kaluar brenda në shtëpi, jemi takuar disa herë jashtë, kemi komunikuar dhe jemi shokë që po vazhdojmë këtë raportin e nisur nga “Big Brother”. Unë mendoj që ndonjëherë edhe njerëzit që i kemi xhan vërtet, duhet t’i lëmë edhe të vetëmbrohen. Në shtëpi kishte fatin që me dominancën e tij shpesh e mbronte dhe Luizi, por Kiara është vajzë e rritur, është moderatore e njeh televizionin, i njeh situatat dhe ishte situata e saj, nuk doja të bëhesha protagonist me një situatë që nuk më përket dhe nuk dua ndonjëherë të mbroj njerëzit që shoh se mund të vetëmbrohen dhe mu duk e tepërt ndërhyrja, prandaj nuk e bëra.

Unë me të dy opinionistët kam krijuar një marrëdhënie relativisht të mirë, u bë shumë kohë që kam dalë dhe na rastis aty të jemi, ndoshta ata mund të kenë të drejtë në mënyrën se si arsyetojnë dhe logjikojnë lojën e Kiarës, por ndoshta mënyra e shprehjes nuk ishte aq e bukur, fjala bie “ti i lexove mesazhet”. Ne nuk e dimë se kush i shkruante Kiarës dhe çfarë mesazhesh i vinin Kiarës, e mësonin apo jo Kiarën të fliste. Mendoj që duhet balancuar pak më shumë mënyra se si shprehen, por ata janë opinionistët e zgjedhur nga “Big Brother”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...