Beci zbardh projektet: Lidhjet rajonale të Shkodrës, rruga e Dukagjinit

Projektet strategjike: Lidhjet rajonale të Shkodrës, rruga e Dukagjinit.

Një nga projektet më strategjike të programit tim për Shkodrën është lidhja e territoreve të bashkisë së madhe Shkodër me njëri-tjetrin dhe ndërlidhja me zonat me të cilat kemi pasur lidhje historike dhe ekonomike, zona për të cilat Shkodra ka qenë kryeqendra ekonomike dhe mbetet kryeqendra kulturore.

Projekti i parë në këtë program është ndërtimi i rrugës së Dukagjinit. Si drejtor i Fondit të Zhvillimit kam pasur fatin të merrem shumë me investimet në zonën e Alpeve për një periudhë më shumë se 10 vjeçare nga viti 2008 deri në vitin 2018. Gjatë kësaj periudhe ndërtuam rrugën Bogë-Qafthore dhe siguruam fondin për rrugën Qafthore-Theth (tashmë e përfunduar) dhe Theth-Ndërlysaj; ndërtuam rrugën Han i Hotit-Tamarë-Vermosh me dy degëzime kufitare me Malin e Zi, ndërtuam rrugën Dushaj-Lekbibaj në NIkaj Mërtur dhe rrugën nga Shkodra deri në Prekal. Në vitet 2017-2018 kemi financuar edhe hartimin e masterplanit të Alpeve miratuar në vitin 2018, i pari plan këtij lloji në Shqipëri që shtrihet në katër bashki e dy parqe kombëtare. Plani përcakton linjat kryesore zhvillimore të zonës, orienton investimet publike dhe private, argumenton se investimet publike në Alpe janë investime me vlerë të shumëfishtë në ekonomi.

Gjatë kohës së shkurtër në politikë më kanë akuzuar për dy çështje në lidhje me rrugën e Dukagjinit, sigurisht nga njerëz të cilët nuk kanë asnjë kontribut në jetën e tyre për zonën: e para që kam hequr diku në 2013 fondin e një segmenti të rrugës së Dukagjinit dhe e kam devijuar për në Korçë dhe e dyta që e kam premtuar në 2021 dhe nuk e kam mbajtur premtimin.

Së pari, asnjë fond nuk është devijuar nga Shkodra në Korçë. Një sasi fondesh në dispozicion për rrugët në veri të Shqipërisë në 2014 mund të përdoreshin ose për rrugën Tamarë-Vermosh (segmenti i dytë) ose Prekal-Kir me gjatësi të ngjashme prej rreth 14 km secila. U vendos me kërkese të donatorit të përdoren për përfundimin e rrugës Tamarë-Vermosh për arsyen e thjeshtë dhe logjike që në rastin e rrugës së Dukagjinit nuk kishte fonde të siguruara për investim matanë Kirit, ndërsa me po të njëjtin financim rruga Tamarë-Vermosh përfundonte plotësisht, siç edhe ka ndodhur. Nga ana tjetër, rrugën e Dukagjinit nuk e kam premtuar kurrë në fushatën e vitit 2021 për një arsye shumë të qartë: e dija që nuk kishim projekt të plotë për rrugën dhe rrjedhimisht as edhe koston e konsiderueshme financiare të saj nuk e dinim me saktësi.

Sot, me financim 100 % të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi më në fund projektin e plotë teknik të rrugës, projekt që përveç rrugës së Dukagjinit përfshin edhe degëzimin për në Lekbibaj duke krijuar edhe një lidhje strategjike me Tropojën dhe Gjakovën në Kosovë. Fokusi në fazën e parë do të jetë për rrugën Prekal-Lotaj, për të cilin kemi siguruar edhe mbështetjen në parim për investimin nga donatorët dhe angazhohemi ta fillojmë brenda vitit të ardhshëm. Rruga është e domosdoshme në rradhë të parë për arsye njerëzore, sociale, por edhe ekonomike. Jam i sigurt se me përfundimin e unazës së Alpeve po i hapim një perspektivë të jashtëzakonshme zhvillimit ekonomik të mëtejshëm për Alpet dhe për komunitetin Dukagjinas, kudo që ata jetojnë sot.
#shkodraepara #shkodrapozitive

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...