Artan Hoxha zbulon detajet “bombë”: Ja si u soll skuadra e vrasësve nga Birmingami për një atentat të paparë ndonjëherë në Shqipëri

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill brenda në lokalin e tij në Shëngjin, tronditi jo vetëm veriun e vendit, por gjithë Shqipërinë. Për vrasjen e Nikulajt pati disa teori, duke nisur nga ajo për hakmarrje dhe deri tek eliminimi për çështje politike,

deri dje, ku pas daljes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, gjithçka duket se u zgjidh. Ardian Nikulaj u eliminua për gjakmarrje, për këtë u përdorën vrasës të huaj, pasi pas hetimeve të policisë rezultoi se ekzekutori ishte një portugez, ndërsa personin q e monitoronte nga pranë ishte anglez. Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes,

 

nga momenti i mbërritjes së autorit në Shqipëri, deri në momentin e ekzekutimit dhe më pas lartimit të tij dhe gjithë bashkëpunëtorëve nga vendi ynë. “Tashmë rezulton e provuar, se ata që porositën atentatin kundër Nikulajt, e kishin fare të qartë me kë kishin të bënin dhe se eliminimi i tij ishte mision tepër i vështirë.

Të bindur se Nikulajt nuk mund t‘i afroheshin dot me vrasës lokal ose të kontraktuar nga grupet kriminale brenda territorit të Shqipërisë, porositësit vendosën të punësonin një skuadër të huaj vrasësish profesionist shumëkombësh… Bërthama e kësaj skuadre vrasësish rezulton se ka ardhur nga ishulli britanik.

 

Por në përbërje të saj ka patur dhe shtetas me kombësi të tjera, të vendeve të BE-së. Dyshimet janë se vrasësit mund të jenë kontaktuar në Mbretërinë e Bashkuar, në zonën e Birmingamit. Ata rezultojnë te jenë nën kontrollin e një organizate kriminale shumë të rrezikshme britanike. Porositësit dhe financuesit e kësaj sipërmarrje rezultojnë qartësisht se janë shtetas shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar prej një kohë të gjatë.

Ende nuk është e qartësuar saktësisht sa është shuma e paguar, por bëhet fjalë për një shume të madhe parash, e cila ke vënë në lëvizje një skuadër vrasësish nga Britania në Shqipëri. Deri tani kishim parë vrasës nga Shqipëria, që kryejnë krime të sofistikuara në Britaninë e Madhe, por nuk kishim parë një skuadër pushkatimi,

e evidentuar si strukture kriminale me rrezikshmëri të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila të demonstronte aftësitë e saj vdekjeprurëse në një qytet të Shqipërisë”, shkroi dje në rrjetet sociale Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...