A është i njëjtë motori në foto me atë që u gjet në përrua? Ja si përgjigjet eksperti i kriminalistikës

Eksperti kriminalistik, Artan Rexhepi tha në një intervistë për Euroneës Albania se është e tepërt të thuash vetëm duke parë fotot, që motori i parë i vrasësit të Nikulajt, është njësoj me atë që u gjet në thellësinë e një përroi në zonën e Kakarriqit dhe që policia e konfirmoi si mjetin që përdori portugezi.

Ai tregoi se ai lloj motori kap deri në 140 kilometra në orë dhe përdoret rëndomë për grabitje në Greqi, Italinë e jugut dhe atentate të ndryshme.

 

“Kemi të bëjmë me një motor të vogël në dukje, por me parametra të mjaftueshëm për të realizuar objektivin, pastaj është i njëjti ose jo, i takon grupit hetimor. Nëse na bëjnë pjesë të grupit mund ta themi pa problem, po jo me një pamje të thjeshtë në foto,” – u shpreh Rexhepi.

Ai shtoi se pa parë dosjen nuk mund të thotë nëse vërtet kemi të bëjmë me gjakmarrje sepse bëhet fjalë për një çështje shumë delikate që për çështje profesionalizmi duhet të jetë i rezervuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...