Sherri që nuk u pa në spektakël, çfarë ndodhi gjatë publicitetit mes Kiarës dhe Zhaklinës

Kiara dhe Zhaklina janë përfshirë në një debat me tone të larta gjatë mbrëmjes së të martës. Pasi Zhaklina tha se Luizi insinuon se vajzat janë “të përdala”, Kiara ndërhyri dhe i kërkoi të mos i vë Luizit në gojë fjalë që nuk i ka thënë. Ajo kritikoi Zhaklinën për faktin që nuk i ka thënë asnjëherë një fjalë të mirë ndërsa opinionistja e quajti gënjeshtare.

Në debat ka ndërhyrë edhe Arbri: “Ajo ka katër orë me telefon në dorë dhe çfarë i vjen në telefon atë thotë. Prit t’i vijë mesazhi dhe të dijë se çfarë të thotë. Ke 100 për qind të drejtë. Të kërkojmë falje”, përfundoi me ironi opinionisti.

Por, duket se kjo përplasje ka vijuar edhe jashtë formatit. Në kohën e publicitetit, Kiara është vendosur sërish në qendër të kritikave, si nga opinionistët ashtu edhe nga disa ish-banor, të cilët e kanë gjykuar për qëndrimet e mbajtura. Nga ana tjetër moderatorja ka shpërthyer se gjithçka e kanë kthyer në personale, duke tejkaluar limitet e pozicioneve të tyre.

Megjithatë, pas përplasjes që u pa në televizion, gjithçka u mbyll në fundin e publicitetit dhe situata u duk më e qetë pas rikthimit në studio. Gjithçka nisi pasi Luizi e ka paragjykuar Efin për faktin se ka qenë pjesë e “Përputhen” dhe këtë debat e kanë hapur edhe spektaklin e fundit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...