Ish fituesi i BB paralajmëron Luizin: Kujdes nga Efi

Fituesi i “Big Brother Albania 5”, Arbër Zeka, iu përgjigj deklaratave të Luiz Ejllit për të.

Gjatë prime-it të së martës, Luizi përmendi “Big Brother 5” teksa fliste për raportin e tij me Efin.

“Në ‘Big Brother 5’ ka qenë një banor, Liami. [Më pas] ka një hyrë një banor, Arbër Zeka, nga Kosova. Liami e ka pasur të gjithë shtëpinë nën kontroll, të gjithë e donin, të gjithë e shihnin si fitues të padiskutueshëm. Na erdhi Arbëri, u fut nën sqetullat e Liamit, bënte gjithçka që i thoshte Liami. [Liami] e mësoi të luante, e mësoi të hante, e mësoi të vishej, e mësoi të sillej, e mësoi t’i bënte të gjitha dhe doli në finale. Arbër Zeka dhe Liami, kokë më kokë. Fitoi Arbëri dhe Liami tha: ‘Erdhi puna të mundë nxënësi mësuesin’. Por kjo gjë nuk do të ndodhë te ky ‘Big Brother’.”

Arbëri u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother 5” dy javë pas nisjes së programit. Në postimin e parë, Arbër Zeka tha:

“Faleminderit, kampion”. Më tej (ndoshta kur kuptoi se Luizi nuk po e lavdëronte) u shpreh:

“Luiz, dy këshilla: E para, nëse nxënësi nuk del më i mirë së mësuesi, ka dështuar mësuesi. Luiz, këshilla e dytë: ‘Big Brother’ më ka mësuar që të mos ndryshoj dhe të arrij qëllimin që i kam vënë vetes. Kjo këshillë të ka shërbyer shumë mesa duket që e ke marrë nga unë.”

Në një postim të tretë, Arbëri shtoi: “Kujdes nga nxënësja! [referuar Efit]. Se kur s’e pret, kërcet.”

“Çmendet” rrjeti/ Kiara në Turqi, Luizi në të njëjtin vend me ish të dashurën?

Të marten Kiara është nisur për në Turqi, ndërkohë që Luizi bënte xhiro nëpër Tiranë. Por dje duket se rastësia e ka puqur me...

Sistemimi i përroit të Oblikës/ Turistëve u shfaqen mbeturina dhe djegie

Kjo është panorama që shoqëron në një ditë normale jo vetëm banorët e zonës së Oblikës por edhe kalimtarë e turistë të shumtë që...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME