Hynë-dalin nga hoteli si turistë: Pamjet e vrasësve të Ardian Nikulajt në Shëngjin

Janë publikuar pamjet e shtetasve të huaj të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

4 shtetas britanikë, mes tyre edhe një vajzë kanë patur rolin e vëzhguesve. Në pamjet e marra nga hoteli shihet edhe vrasësi portugez Ruben Saraiva.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni momentin kur këta shtetas hynë në hotelin në pronësi të Ardian Nikulajt nën shoqërinë e shtetases angleze, Harriet Bridgeman.

Më pas shfaqet britaniku Harry Simson, i cili hyn në lokal. Në fillim ai flet me një nga personat e punësuar dhe më pas ulet në një prej tavolinave. Në dorë ai mban telefonin me të cilin raporton për lëvizjet në brendësi të lokal.

Këto raportime ai dyshohet se ia jap vrasësit portugez, Ruben Saraiva i cili gjithashtu shfaqet në kamera, pavarësisht përpjekjeve për të mos u identifikuar.

Në pamje të tjera, portugezi shfaqet teksa lëviz me një makinë tip ‘Golf’ me Edmond Haxhian. Ky i fundit e ka marrë me qira këtë automjet pak javë para vrasjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...