Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të “Big Brother VIP”, Kiara Tito pati ~sërish~ një përballje të fortë me dy opinionistët, Arbër dhe Zhaklina.
Dyshja e vendosën me “shpatulla pas murit” Kiarën, pasi ajo po mbronte partnerin e saj, Luizin për një deklaratë të thënë pak ditë më parë për Efin.
Këngëtari ofendoi Efin duke i thënë se as shoqëria dhe as familja nuk duhet ta mbajné afër atë vetëm e vetëm sepse ka qenë pjesë e “Përputhen”. Madje ai shtoi se motrën e tij nuk do e lejonte që të ishte pjesë e atij programi.
Kaq mjaftoi që të vijonin përplasjet e opinionistëve si me Luizin ashtu dhe me Kiarën.
Kiara u shpreh se Luizi i bën të gjitha në kuadër të lojës, fjali e cila ‘ngacmoi’ disi Arbanën duke bërë që edhe ajo ti bashkohet debatit.
Arbana i tha Kiarës se si do të ndihej ajo nëse dikush thoshte për atë se “motrën time nuk do doja ta shikoja në një format si Big Brother“, duke i përmendur dhe aludimet se ajo ka bërë dashuri poshtë jorganit.
“Respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doje as ti që dikush të thoshte për Kiarën, motrën time nuk do doja ta shikoja në një format si Big Brother, që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit”, tha Arbana.