Beci: Në 4 vitet e ardhshme nuk do ketë asnjë rrugë të paasfaltuar

NË 4 VITET E ARDHSHME NUK DO TË KETË ASNJË RRUGË TË PAASFALTUAR NË BASHKINË SHKODËR!

Kudo në bashkinë e Shkodrës nuk e ke të vështirë të hasësh rrugica e rrugë në gjendje shumë të keqe. Kjo është një problematikë që e ndjen edhe në lagje të vjetra të qytetit si Dudas, Dërgut apo Kiras, ashtu edhe në periferi e zona informale si ajo zooteknike apo lagjja “Mark Lula”.

Një situatë e tillë ndoshta edhe më e keqe është në rrugët e rrugicat e fshatrave të populluar të bashkisë, në Golem e Dobraç, Gur të Zi e Postribë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç e Velipojë.
Nuk mund të kemi qytetarë të dorës së dytë në bashkinë Shkodër! Pamje si këto më poshtë do të marrin fund.

Angazhohem për një projekt të investimit në rrugë urbane në lagjet e qytetit, periferitë informale dhe fshatrat e mëdhenj, për ta mbyllur njëherë e mirë këtë situatë. Brenda 4 vitesh në qytet nuk do të ketë më asnjë rrugë të paasfaltuar apo të parikonstruktuar.

Angazhohem për t’i dhënë fund një praktike, për mendimin tim jo të mirë të bashkisë Shkodër, të investimeve të vogla të shtrira në vite, të cilat janë të dëmshme për cilësinë e investimeve. Buxhetin që kemi do ta përdorim për të filluar e përfunduar çdo rrugë që marrim përsipër në të gjjitha elementet e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Nuk do besoni me kë e krahason Olti Curri, Kiarën dhe Luizin (Foto)

Kiara dhe Luiz padyshim janë nga ermat që keni...

Diola Dosti dhe Xhonatani kapen mat, Ronaldo i nxjerr zbuluar: Del fotoja…

Diola dhe Xhonatani gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë...

‘Me apo pa…’, Luana provokon me duar afër zo…

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po punon pa...

“Si ta nxorri goja mor Ermal…”, deklarata e turpshme për Luizin po çmend rrjetin

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë...