“Pse i bëre ‘like’ të dashurit tim?” Anila Hoxha: Përleshjet mes vajzave janë bërë trend në Shqipëri

Gazetarja Anila Hoxha ka thënë se grindjet dhe përleshjet mes vajzave në Shqipëri, janë bërë një trend dhe arsyet lidhen kryesisht me partnerët e tyre.

Ajo u shpreh teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake up”, se edhe rrjetet sociale po i fusin gjithnjë e më shumë në konflikte të rinjtë, ndërsa shtoi se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë.

 

Pjesë nga biseda:

Anila Hoxha: Po vajzat përleshen, konfliktohen me njëra-tjetrën. Kur ato përfundojnë në komisariat dhe merren në pyetje, motivet janë motive pa motive. Jemi mësuar me fjalinë motive të dobëta, por në fakt është një agresion i shtuar. Pra fillimisht një arsye, më e shpeshta është partneri. Pse komentove në rrjetet sociale të partnerit?

Blendi Salaj: Pse i bëre ‘like’ të dashurit tim.

 

Anila Hoxha: Po, ka patur një rast i tillë dhe ka qenë në Tiranë në rrugën “Myslym Shyri”, adoleshente gjimnaziste janë përleshur, shoqet kanë thirrur shoqet dhe ka përfunduar në një përleshje masive pikërisht për shkak të një ‘like’. Përpos partnerit ka dhe shkaqe të tjera, sikurse është keqpërdorimi i rrjeteve sociale, kjo po vërehet tek të dyja gjinitë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...