“Firmosa kontratën sociale”, Benet Beci: Do ti bëj prioritetet e qytetarëve pjesë të planeve të bashkisë

Kënaqësi, por dhe përgjegjësi pjesmarrja në forumin publik organizuar nga Intelektualët e rinj, Shpresë në bashkëpunim me POP – Përballja e Ofertave Politike. Ky forum i mbajtur në kuadër të Kontratës Sociale përpara Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit, më dha mundësinë të diskutoja prioritetet kryesore të Kontratës Sociale të qytetarëve të Shkodrës, si dhe për të prezantuar programin si kandidat për kryetar bashkie, në përmbushjen e tyre.

“Në mos ti, Kush? Në mos sot, kur? Ngrije zërin në zgjedhjet vendore” është slogani i këtij forumi, që sinqerisht e vlerësoj edhe si një ftesë për angazhimin e qytetarëve në këto zgjedhje që përcaktojnë mënyrën sesi do të administrohet Shkodra. Firmosa Kontratën Sociale me z. Saimir Beqiraga Intelektualet e rinj, Shpresë (IRSH) duke u zotuar se pas fitores së zgjedhjeve lokale do t’i bëj prioritetet e qytetarëve të Shkodrës pjesë të planeve të punës së bashkisë për katër vitet e ardhshme.

Ju falenderoj të gjithëve për mundësinë, angazhimin dhe vëmendjen!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...