“Vallja e Fitores”, arbëreshët rikthehen në Shkodër…

Arbëreshët u rikthyen sërish në tokën e të parëve të tyre për të nderuar betejat e fituara të Gjergj Kastriotit në atë që njihet si “Vallja e fitores”. Shiu në Shkodër ndryshoi agjendën por jo atmosferën e festës.

 

Ishte menduar që çdo gjë të niste me dorëzimin e çelësit të portës së kështjellës Rozafa por anullimi i saj përafroi festimet me këngë e valle tradicionale arbëreshe.Kanë kaluar qindra vite në Itali por arbëreshët vazhdojnë të ruajnë po njësoj traditat e parardhësve të tyre.”Ne prej 555 vitesh nuk i kemi harruar asnjëherë nga i kemi rrënjët prandaj ruajmë gjuhën, zakonet e traditat e të parëve tanë dhe duam të jemi të pranishëm e të vizitojmë qytetet shqiptare sepse kjo për ne përfaqëson një lidhje të fortë zemre dhe gjaku që nuk ka për t’u zbehur asnjëherë.

 

“Ditën e sotme grupi i arbëreshëve vendosi në mënyrë simbolike pllakatën që përkujton Betejën e Drinit, një fitore e luftëtarëve të Skënderbeut ndaj ushtrisë veneciane. Ky është edicioni i V i “Vallja e fitores” teksa ky vit shënon 575-vjetorin e Betejës së Drinit si dhe 555-vjetorin e Betejës së Kirit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...