Kiara s’kthen përgjigje, nxehen Arbri dhe Arbana: Për ça keni ardhur!

Arbana ka pyetur banorët e eliminuar për situatën e tensionuar mes Luizit dhe Efit dhe të parës ia ka dhënë fjalën Kiarës. Kiara nuk iu përgjigj pyetjes, por tha se asnjë nga vajzat nuk e sheh fituese.

Më pas Tea iu drejtua Kiarës duke e pyetur se çfarë mendon për deklaratën e Luizit, i cili tha se i vjen turp nga një vajzë si Efi që ka marrë pjesë në “Përputhen”, por ndërkohë edhe vetë ka njohur një vajzë (pra Kiarën) nga një format televiziv.

“Nuk kam asnjë mendim”, u përgjigj Kiara. Përgjigja e Kiarës nxehu Arbrin, i cili iu drejtua Arbanës dhe i tha se nuk vazhdohet kështu duke mos dhënë mendime, kur në studio për këtë punë janë ftuar.

“Për ça i pyet kot nëse thonë një herë duam të flasim një herë s’duam. Tani robi kur pyetet, e ka një mendim. Ti e pyet, ajo thotë për këtë s’flas unë, pyet për ndonjë gjë tjetër. Tani ne nuk do flasim për ça duam ne, do trajtojmë deklaratat e atyre në shtëpi”, tha Arbri.

Pas këtij momenti, Arbana ia dha fjalën Ronaldos, por edhe ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së moderatores. Këtu u nxeh edhe Arbana, e cila tha: “Këtu ka kohë televizive. Njëri thotë s’dua të flas, tjetri fillon e i trash të gjitha. Kishim marrë ca njerëz të tjetër që duan të flasin që mos harxhojmë kohën kot”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...