Një “lojtar i ri” në fushë, Benet Beci, i cili ka reputacion deri edhe ndërkombëtar si menaxheri më i mirë në Shqipëri, ka zbritur me një set projektesh, planesh dhe një vision krejt ndryshe për të gjithë zonën e Shkodrës.
Shkodra, është rasti më i çuditshëm i të qenit “bastion politik” në Shqipëri. Kjo pasi për 33 vjet i ka dhënë një force politike, pra PD-së, gjithçka dhe ka marrë prej saj shumë pak, fare pak apo më mirë të themi aspak.
Një nga qytetet më të vjetër në vend, dikur metropol zhvillimi, për 33 vjet, Shkodra u kthye në një “pellg votash” që vetëm konsumon, përdoret e keqpërdoret, por që ka prodhuar thuajse asgjë. Ose më mirë është të thuhet se ka prodhuar gjithë këto kohë histori të trishta kriminale apo edhe plagë të rënda si gjakmarrja e remineshenca të tjera mesjetare.
Që prej vitit 1990, Shkodra jo vetëm nuk e ka arritur zenithin e kohës para komunizmit, kur ishte metropoli ekonomik, tregtar, kulturor dhe patriotik i kombit, por ende nuk ka arritur as nivelin e zhvillimit social-ekonomik të kohës së diktaturës. E cila e bëri Shkodrën një qendër industriale, me një jetë kulturore të nivelit të parë; Universiteti, Teatri ‘Migjeni’, Estrada, filarmonia dhe ansambli i këngës popullore, plus zhvillimin e sportit, që ishte në një nivel të rëndësishëm.
Në këto 30 e ca vjet, ka mjaft qytete të Shqipërisë që janë zhvilluar, natyrisht jo shumë, por kanë ecur disi. Që nga Korça, falë edhe aftësisë të pashoqe e punës së korçarëve, por edhe të tjerë si Vlora, Durrësi, apo edhe Fieri, të cilët kanë performancë zhvillimi më të madhe se Shkodra, edhe pse kjo e fundit i ka të gjitha premisat për të qenë një fuqi zhvillimi, madje që mund të konkurrojë edhe Tiranën.
Në gjithë këto vite, Shkodra nuk ka pasur një ofertë apo një vision a plan zhvillimi, por vetëm një panormamë të njohur, ku njëra palë pra PD, e ka shfrytëzuar vetëm për vota, pa arritur as të ngrejë një elitë politike të nivelit mesatar të qytetit dhe PS që e ka injoruar ngaqë e ka votuar kundër.
Në këtë fushatë, ka një zhvillim të ri, e kjo duhet thënë hapur, pa asnjë kompleks se mund të anosh tek një palë.
Një “lojtar i ri” në fushë, Benet Beci, i cili ka reputacion deri edhe ndërkombëtar si menaxheri më i mirë në Shqipëri, ka zbritur me një set projektesh, planesh dhe një vision krejt ndryshe për të gjithë zonën e Shkodrës.
Benet Beci, sapo ka nxjerrë në publik, vetëm disa nga projektet e tij të mëdha, ndërsa në një seri takimesh kapilare në çdo cep të bashkisë të Shkodrës, ka shpalosur një vision të ri zhvillimi për qytetin, fshatin, malësinë dhe rrethinat.
Projekte që kërcasin dukshëm jo vetëm me konkurentin e tij Bardh Spahia, por krahasuar edhe me të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie në të gjithë vendin.
Beci, ka hapur një linjë të re, e cila parë në planin e përgjithshme është krejt risi në politikën shqiptare. Por që në thelb nuk ka lidhje me politikën.
Është një vision i tij, që nuk është fare politik, por strategjik për Shkodrën. Ku kandidati socialist për kryetar bashkie sjell projekte, flet për financimet e tyre, por edhe mënyrën se si duhet menaxhuar qyteti, që të shkojë në majë ku ai e ka ambicjen. Në portën hyrëse të Shqipërisë në Europë.
Projekti i Bunës, Liqenit të Shkodrës, lidhja e Ulqinit me Velipojën e Ranën e Hedhur me urën dhe rrugën e shkurtër, nuk se është një ëndërr futuriste, por projekte, ku gjysma e punëve janë bërë. Siç është rruga Shëngjin-Velipojë, që po ndërtohet në buzë të detit.
Asnjëherë Shkodra nuk e ka pasur këtë fokus kaq të shënjëstruar në plane të detajuara dhe me një vizion, që fut një standard edhe për të ardhmen. Pas Benet Becit, kush do guxojë të garojë për Shkodrën, duhet të bëjë ose si ai ose më shumë. Ndryshe, ul stekën e një standardi që Beneti e ka betonuar që sot.
Pra nuk i lejohet të flasi njeri më me retorika bajate, por vetëm me plane zhvillimi. Kjo është një fitore e parë e Benet Becit, që natyrisht krahasuar me rivalin e tij të gjorë duhet thënë është me një hendek të thellë.
Por ajo që është më e rëndësishmja në këtë rast, është se në debat, diskutim, apo edhe dialog, Beci ka përfshirë një pjesë të Shkodrës që për vite e vite nuk e përfillte kush. Shkodrën qytetare, “indiferente” e sqimtare. Pasi në lojë kanë dalë vetëm të zhurmshmit, ‘gurçat’, hardhekçinjtë e kumarxhinjtë e politikës, që e kishin këtë si rast pragmatik për të bërë një “colpo grosso”.
E pikërisht në këtë sfidë që ka hapur Benet Beci, përfituese është Shkodra. E cila ka shansin që të braktisë një klishe për të qenë bastion absurd i interesave të një elite. Pasi në thelb, kjo nuk është një sfidë politike. Ngaqë Beci, e ka shprehur të qartë se nuk dëshiron të shndërrojë Shkodrën në një komunitet socialist, ngaqë as nga formimi e as nga ideja nuk është një partiak militant. Madje vjen nga një përvojë menaxheriale, ku në vitin 2013 ka kandiduar edhe për Partinë Demokratike. Por fakt është se Berisha që kandidoi Becin në Shkodër, nuk e futi në listën fituese, por e la në stol. Edi Rama, në këtë rast përveçse e vendosi në krye të listës për deputet, i dha mundësinë për të kandiduar si kryebashkiak në Shkodër me vizionin e tij.
Çfarë fiton Shkodra me Benet Becin?
Një mundësi të hapur dhe shpresë më shumë për zhvillimin e të gjithë territorit.
Çfarë humb Shkodra nëse refuzon Becin?
Një shans, që këtë radhë, duket më i formësuar, më i detajuar dhe më i drejtuar kah qytetarët. Siç nuk ka qenë asnjëherë deri më sot. Duke nisur nga një koncept të ri për administratën, për njerëzit që do të punojnë krah kryetarit të bashkisë e deri në performancën e tyre. Sepse siç thotë populli, ‘dielli duket që në mëngjes’!/Pamfleti