Vrasja e Ardian Nikulajt / “Policia është shumë pranë zbulimit të ngjarjes, killeri i dyshuar është nga…”

Policia është shumë pranë zbardhjes së motivit dhe autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.

Kështu është shprehur gazetari Spartak Koka, sipa burimeve të tij nga zyrtarë të policisë.

 

Koka gjithashtu tha në emisionin “Opinion”, se shtetasi anglez që ndodhej në hotelin e viktimës dhe u largua ditën e vrasjes, nuk është aktualisht si person i dyshuar.

Po sipas burimeve të gazetarit, vrasësi i dyshuar është një qytetar nga Lezha.

“Policia ka marrë të gjithë dëshmitarët në vendngjarje në pyetje, përfshi edhe shtetasin anglez, dhe sipas një zyrtari policie, në këtë fazë, shtetasi anglez nuk përbën dyshim.

 

Policia është në rrugën e duhur për të zbuluar motivin dhe autorin. Policia aktualisht ka një të dyshuar që mund të jetë një qytetar nga Lezha. Një qytetar nga Lezha që dyshohet të jetë killer”, tha Koka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...