Videoja skandaloze te varri i të afërmes, reagon motra e Megi Pojanit: Është normale të bësh çfarë të duash sot

Ina Pojani, motra e Megi Pojanit, ka reaguar për videon skandaloze, ku e motra tallej në varrin e stërgjyshes së tyre. Ajo ka komentuar nën postimin e “Iconstyle” ku sigurisht e justifikon veprimin e motrës së saj.

Ndër të tjera ajo shprehet se secili ka mënyrën e tij për t’i shprehur ndjenjat. Sipas Inës ata e përdorin këtë lloj “humori” për ta bërë mamin e tyre për të qeshur.

Videoja skandaloze te varri i të afërmes, reagon motra e Megi Pojanit:

Kujtojmë që më herët ka reaguar edhe megi vetë. Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan:

Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite. Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort. Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja.

Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona’. Kjo eshte shume intime.

I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...