Jori bën rrëfimin ndryshe: ‘Nuk e di pse kam ngrënë aq shumë drru’

Jori Delli ka rrëmbyer zemrat e shikuesve të “Big Brother VIP” me sportivitetin e sinqeritetin e saj. Ajo ka qenë e hapur gjithnjë për të folur mbi jetën personale dhe ka treguar shpesh histori e përvoja të jetuara në karrierë, dashuri e jo vetëm.

Edhe pse jemi mësuar të dëgjojmë histori të bukura e për të qeshur prej saj, kjo e fundit nuk është e tillë.

Teksa bisedonte me banorët e tjerë, Jori ka rrëfyer episode nga fëmijëria e saj. Ajo tha se kur ka qenë e vogël e kanë rrahur prindërit. Sipas saj, kjo ka ndodhur edhe pse ajo dilte me nota shumë të mira në shkollë.

“Tani unë qesh, por kur isha e vogël më rrihnin mua. Po, sinqerisht nuk e kuptoj se pse kam ngrënë aq drru kur isha e vogël. Se unë isha dhe shumë e mirë në shkollë, merrja nota shumë të mira, isha me të gjitha 10,” tha Jori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...