Eksperti i Kriminalistikës zbulon gabimet e ekzekutorit të Ardian Nikulajt: Shumë shpejt mund të …

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, ka analizuar në Euronews Albania, gabimet e mundshme që mund të çojnë në identifikimin e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Softa theksoi se për herë të parë në një vrasje mafioze ne kemi pamje reale të vrasësit, ku mund të shihen përmasat e tij trupore dhe mënyra si ecën.

 

Në një moment gjatë largimit me skuter dhe më pas me mjetin “Defender”, kamerat e sigurisë kanë kapur gjithashtu dhe fytyrën e vrasësit.

Softa tha se nëse provat nga vendi i ngjarjes janë marrë siç duhet atëherë mund të bëhet dhe identifikimi i ekzekutorit.

“Është hera e parë që në shumë atentate apo vrasje të këtij niveli që një vrasës shfaqet fizikisht. Kjo është një shfaqje e parë, pasi në rastet e tjera ka qenë goditje nga makina, largim nga vendi ngjarjes duke lënë vetëm gëzhojat. Ne këtu kemi një pamje, kemi dimensioned e trupit, mënyrën e ecjes, kemi mungeën e dorezës dhe prekjen e dorezës së portës.

 

Nëse grupi hetimor ka marrë të gjitha provat në mënyrë profesionale, patjetër që autori mund të gjendet. Po u gjet autori mund të shkojmë dhe më pas tek porositësit. Kjo ka qenë një vrasje e organizuar ku është përfshirë më shumë se një person”, tha Softa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Si të Humbisni 4 Kilogramë me Supën e Lakrës – Receta me Shije të Lehtë

Në rrjete sociale çdo ditë dalin ide të reja...

Çfarë ndodhi me Kiara Titon? Ish-banorja e BBV ka dy fjalë te rendesishme për ndjekësit e saj

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother...

E mbani mend vajzën e Eli Farës? Nuk do ta besoni sa ka ndryshuar …

Vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Farës, Marina është...