Benet Beci prezanton hapësirën për evente dhe auditorin e hapur në hyrjen e Shkodrës

Pjesa e parkut pranë urës se Bunës do të ketë shkallë përgjatë sipërfaqes ujore të cilat si në çdo qytet tjetër european buzë lumenjve, do të jenë hapësira publike rekreative për të rinjtë, qytetarët dhe vizitorët. Këtu janë konceptuar dhe dy hapësira publike:

1) Hapësira e eventeve një shesh prej rreth 2,000 m2 në breg të lumit Buna. Është konceptuar si një hapësirë fleksiblël për organizimin e të gjithë llojeve të eventeve si tregje të rrugës, panaire dhe koncerte. Ka mundësi për akses te makinave dhe parkim të përkohshëm për tu shërbyer eventeve.
2) Auditori i hapur është i vendosur përballë urës së Bunës. Ulëset e auditorit janë ndërtuar në çatinë e ndërtesës së Muzeut të Lundrimit dhe kanë një kapacitet prej më shumë se 500 spektatorësh. Forma lejon perqëndrimin e shikimit të spektatorëve në një skenë qëndrore që ka lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës si sfond natyral. Do të jetë me siguri një ndër skenat më të veçanta në Shqipëri.

Auditori do të ketë të gjithë pajisjet e nevojshme për të pritur të gjithë llojet e koncerteve, kërcimit apo performancave të ndryshme. Teatri “Migjeni”, Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, Biblioteka “Marin Barleti” dhe organizata të tjera kulturore apo individë do të përdorin skenën për organizimin e eventeve kulturore, letrare dhe muzikore gjatë verës.

Auditori është konceptuar si një pjesë aktive e hapësirës publike që qytetarët e përdorin për tu ulur, pushuar, takuar, për të bërë performanca të imporvizuara dhe organizimin e eventeve të vogla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...