“Mbeta shtatzënë në moshën 50-vjeçare” – Biznesmenia shqiptare ndan historinë e rrallë!

Biznesmenia e njohur Silva Heijneman ka qenë e ftuar te “Rudina”, ku ka ndarë një histori të rrallë, teksa paneli po diskutonte për menopauzën, fazat dhe përjetimin e saj nga gratë. Silva rrëfeu se ka mbetur shtatzënë në moshën 50-vjeçare.

 

“Në eksperiencën time personale mua më ka filluar rreth moshës 45-46 vjeçare. E kam përfunduar ciklin, që dhashë shenjën finale, unë kam ngelur shtatzënë në moshën 50-vjeçare. Kam qenë në perimenopauzë, disa e quajnë pre menopauzë dhe ishte kjo periudha që pata një çrregullim drastik të ciklit”, tha Silva. Ajo tregoi se vendosi ta ndërpriste shtatzëninë për arsye se sapo kishte nisur marrëdhënia me partnerin aktual.

 

“Unë e ndërpreva shtatzëninë megjithëse mjeku gjinekolog më tha ‘Silva mbaje’ sepse atje ku shkova ishte momenti, unë sapo isha lidhur me partnerin tim të ri. Kthehem nga Tajlanda, kishim rreth 5 muaj e ca që ishim bashkë. Ishte fillimi i një lidhjeje dhe me thënë të drejtën kisha marrë vendim që këto vite më përkisnin mua, të jetoja jetën. I thashë boll. Boll bëra mamanë, boll bëra detyrën time që e bëra perfekt dhe jam shumë krenare për çfarë bëra për fëmijët por ndodhi.

 

Vendosa ta heq, por përpara se të hyja në sallë, 2-3 ditë më parë im shoq ishte në Holandë, ai mori një vendim ‘ti nuk do ta heqësh’. Të dy donim që jo, ishte shumë shpejt. Pastaj ai tha ‘Silva, mbase bëjmë një gocë të bukur bashkë’. I thashë unë mund ta jap një gocë të bukur, por unë kam ndërmend të kujdesem për gocën tjetër të bukur, për Silvën kështu që kisha marrë një vendim që nuk ma prishi dot mendjen”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...