Kamera e fshehtë e Kiara Titos bëhet virale në rrjet/ Moderatoren e gjen ‘belaja’ me fansin e ‘çmendur’ (Video)

Kiara Tito një nga personazhet më të përfolur të BBV. Moderatorja bukuroshe, e cila me marrëdhënien e saj me Luizin u kthye në telenovelën e preferuar të shqiptarëve është bërë protagoniste e një tjetër shakaje, me ngjarje në seri.

 

Kiara Titos i është bërë një kamera e fshehtë. Në lojë përveç miqve të saj është futur dhe Andi, aktori i “Piranjave” dhe të gjithë së bashku mundohen t’ia shndërrojnë në ferr, fundjavën e planifikuar në Durrës.

 

Sapo moderatorja relaksohet në shezllonet e plazhit, në lojë hyn Andi, një fans i çmendur i saj, i cili fillimisht i kërkon të bëjnë disa foto dhe më pas vjen dhe i sjell trëndafila. Por momenti epik është kur ai sjell disa shishe me ujë për idhullin e tij. E habitur nga dashuria e madhe e fansit, Kiara niset për të shijuar drekën në restorant. Aty e pret Andi, por këtë herë ai s’po e përndjek, por po punon si kamarier.

 

Sikur të mos mjaftonte fansi i fiksuar pas saj, Titon e presin pjata “speciale”, të përgatitura sipas menusë së “Piranjave”. Dozën e shakasë e shton edhe “mamaja” e Andit, e cila sapo sheh moderatoren simpatike, i thotë menjëherë të birit se këtë do nuse për shtëpi, jo atë që ka marrë. Surpriza e fundit për Kiarën dhe miqtë e saj ishte fatura e kripur e ushqimit, me shumë kripë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...