Analizë nga ” Koha Jonë”: Shkodra të zgjedhë mes ekonomisë dhe politikës

Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili

Këto zgjedhje të 14 majit do të prodhojnë dy supriza të mëdha; Durrësin e fiton Igli Cara i PD, kurse Shkodra voton Benet Becin.

Beteja në Shkodër do të jetë epokale, pasi asnjëherë nuk e ka fituar e majta. Shkodranët kanë mbetur deri para pak vitesh fanatikë të PD dhe idesë se PD-ja rrëzoi komunizmin. Në fakt komunizmin e rrëzoi SHBA dhe vetë udhëheqësi sovjetik, Gorbaçov. Por sido të jetë fatura e rrëzimit në Shqipëri shkon te PD.

Shkodra është qytet i lashtë në histori që ka prodhuar trimëri, kulturë dhe diplomaci. Ndërkohë ndër vitet e demokracisë ajo nuk mori atë që i takon si kryeqendra e Veriut të Shqipërisë, por edhe si vend potencial turistik, ku Buna dhe liqeni i Shkodrës janë perla fitimprurëse për krejt Shkodrën.

Shkodra kërkon zhvillim ekonomik e jo fjalë patetike politike duke thënë vetëm se “mbetet kryeqendra antikomuniste” e Shqipërisë. Shkodranët duan punë, progres, investime të mëdha në infrastrukturë, por kryesisht në ekonomi. Shkodra është ngopur me fjalime politike, aqsa rinia ka ikur dhe po ikën nga qyteti e zonat përreth.

Shkodra ka sot dy veta përballë: Bardh Spahinë dhe Benet Becin. Njërin do të zgjedhë me 14 maji. Ndaj shkodranët duhet të zgjedhin se kush sjellë me shumë investime ekonomike, pra kush rrit nivelin e jetesës në qytet dhe në ish-komuna.

Gjatë ditës njeriu mund të bërtasë politikisht, por kur në darkë ka xhepin bosh apo numëron qindarkat, sepse politika nuk i dha asgjë; atëhere ia vlen të mendosh me qetësi.

Benet Beci ka vite në drejtim të detyrave të rëndësishme kombëtare, në kohën e Berishës dhe në ditët e Ramës. Ai është mbajtur nga të dy, jo për bindjet politike, por si menaxher që di të drejtojë dhe të shtojë ekonominë e sektorit ku drejtonte.

Të gjithë flasin për politikë, me fjalë të mëdha dhe premtime qiellore, por qytetari kërkon të ketë punë, të gjejë vend për të investuar nga pak e përditë, don që familja e tij të jetë e lumtur, kërkon garanci nga kryebashkiaku i tij.

Siç e tha edhe Luiz Ejlli, banori i famshëm popullor i Big Brother, që kam dëgjuar se Benet Beci ka projekte me donatorë të fortë europianë dhe botërorë për ta kthyer Bunën dhe Liqenin e Shkodrës në një “Venecia” të vogël; ndaj duhet menduar nga shkodranët kur të votojnë. Duhet votë politike apo votë për xhepin dhe familjen e tyre, këtë herë duhet ta ndajnë këtë herë qytetarët shkodranë.

Bardh Spahia, që të jemi korrekt, mbetet njeri i drejtë dhe shkodran tipik. Por nuk ka para për investime, qeverinë kundër, projekte nga të huajt nuk vijnë, ndaj shkodranët nuk mund të rrijnë me kafe e batuta në qytet. Shkodra do qindra milionë euro, do zhvillim dhe kur mbushet xhepi edhe humori e batutat dalin më të bukura!

Benet Beci është një njeri që ka shumë lidhje me të huajt, me ata që kanë bankat, paratë, projektet; pra me saktë ka lekët! Natyrisht që ka idetë, sepse kur ke ide, eksperiencë dhe fonde apo banka të huaja që të mbështesin, vijnë edhe paratë.

Benet Beci ka lidhje me këto banka dhe fonde financiare: Banka Boterore, Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, Banka Europiane per Zhvillim, Komisioni Europian, Banka Gjermane per Zhvillim KfË, Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Opec për Zhvillim Ndërkombëtar, Fondi Kuvajtjan për Zhvillim,Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim.

A duhet me tepër se kaq?!

Jo!

Por duhet vota që të kthehet nesër në investime dhe euro për shkodranët.

Shkodra është lodhur dhe keqpërdorur nga politika.

Ajo nuk pret më, kërkon të ketë jo vetëm politikë, por pikësëpari EURO, punë, ekonomi të zhvilluar për qytetarët shkodranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...