Vendimi i qeverisë për të rritur pagat, në vështirësi bizneset, furrat njoftojnë rritjen e çmimit të bukës, reagon Ministria e Financave dhe paralajmëron se…

Nga muaji prill është njoftuar rritje e pagës minimale. Por, duket se kostoja do të bjerë sërish tek buka e qytetarëve të kryeqytetit dhe jo vetëm. Një furrë bukë në Tiranë, ka lajmëruar se nga nesër do të rritet çmimi i bukës me 10-20 lekë të reja, pasi do rrisin me 50% pagat e punonjësve të tyre.

 

“Njoftim! Duke filluar nga data 01.04.2023 do të ngrihen çmimet me 10-20 lekë (të reja) për çdo artikull, kjo vjen si pasojë e ngritjes së pagave me 0% nga ana jonë, me qëllim frenimin e largimit të fuqisë punëtorë. Paga minimale do të ketë 60 000 lekë (të reja)”, thuhet në njoftim. Një rritje e ngjashme e çmimit, por që justifikim kishte mungesën e grurit nga lufta në Ukrainë, u tentua edhe një vit më parë. Autoriteti i Konkurrencës, e justifikoi rritjen e çmimit të produkteve të miellit me 20-30 lekë për produkt, duke u shprehur se është gjë normale dhe nuk ishte faji i bizeseve.

Ibrahimaj: Nuk ka rritje të përgjithshme të çmimit të bukës

 

Por rritja e kostove te prodhuesit, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, por edhe shtrenjtimit të lëndëve të para, po reflekton rritje çmimesh për shumë produkte të shportës ushqimore. Nga mungesa e fuqisë punëtore janë prekur edhe furrat e bukës. Problematika po shfaqet më e mprehtë në rrethe, ku shpopullimi është më i madh. Edhe një furrë buke në Berat njoftoi se nga 1 prilli, çmimi i bukës masive do të rritet 10 deri 20%, pasi janë shtrenjtuar kostot nga rritja e pagave. Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate, dje ka reaguar edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila gjatë një konference për mediat, u shpreh se këtë vit, për të monitoruar problematikën e çmimeve do të ngrihet institucioni përgjegjës në varësi të Financave, që do monitorojë konkurrencën e çmimeve në sektorë të ndryshëm. Për sa i përket çmimit të bukës, Ibrahimaj theksoi se nuk rezulton deri tani rritje e përgjithshme të çmimit. “Nuk ka një institucion që ka përgjegjës për monitorimin e çmimeve të tregut. Në vazhdimësi kemi krijuar task forca që kanë pasur detyrë specifike monitorimin e çmimeve të tregut. Gjatë 2022, në bashkëpunim edhe me rekomandimet e BE-së, kemi menduar të krijojmë një institucion që do jetë përgjegjës për monitorimin e konkurrencës që lidhet me çmimet në sektorë të ndryshëm. Në 2023 do të punojmë për krijimin e këtij institucioni, sepse është shumë e nevojshme. Sesa realisht janë rritur çmimet, këtë do ta shohim kur të dalin shifrat e inflacionit. Në dijeninë tonë, nuk ka pasur një rritje të përgjithshme të rritjes së çmimit të bukës, megjithatë ne politikat i hartojë dhe masat i marrin në bazë të statistikave zyrtare”, deklaroi ajo. Problematika me mungesën e fuqisë punëtore te prodhuesit e bukës u theksua më herët edhe nga Kryetari i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia. Ndërsa për rritjen e çmimeve ai tha se rezulton të jetë individuale, ndërsa shtoi se nuk ka shtrenjtim të bukës masive në të gjithë tregun.

Inceneratorët

 

Më tej ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është pyetur nga gazetarët për pagesat e inceneratorëve që po vijojnë të kryhen. Në një konferencë për media dje, Ibrahimaj theksoi se për sa kohë shërbimi kryhet dhe nuk ka një vendim gjykate për t’i ndaluar, pagesat do të vijojnë. “Jam përgjigjur disa herë dhe do të jetë e njëjta përgjigje. Për sa kohë kemi një shërbim publik që kryhet, dhe për sa kohë nuk ka një vendim të organeve ligjzbatuese që të pezullojë pagesat, gjithçka do të vijojë”, u shpreh ajo. Kujtojmë që Departamenti i Shtetit Amerikan, duke u ndalur te korrupsioni, në raportin e fundit për Shqipërinë theksonte se vjedhjet me aferën e inceneratorëve kanë arritur në nivelin e 271.5 milionë dollarëve. Gjithashtu në raport thuhet se gjyqësori në vend është i kapur, një akuzë e fortë sidomos pas shtatë vitesh të nisjes së reformës në drejtësi.

Rritja e pagave

Ndërkohë sa i takon premtimit për rritjen e pagave, Ibrahimaj tha se ajo do jetë e shtrirë në dy vite dhe nuk do ndikojë në qëndrueshmërinë fiskale. “Ne kemi bërë të ditur që po ndërmarrim një reformë madhore për rritje pagash në sektor publik. Do jetë një reformë e shpërndarë në dy vite, jo rritje në një vit. Sa i takon qëndrueshmërisë së financave publike e përballueshmërisë, ministria e Financave ka marrë angazhim që në këtë fazë të zhvillimit të aktivitetit ekonomik në vend do vijojë me konsolidimin fiskal. Hapësirat për të përballuar reformën e pagave që është mëse e nevojshme nuk do ndikojnë, rregullat kryesore të qëndrueshmërisë fiskale që lidhen me borxhin, ku niveli i borxhit publik duhet të jetë më i ulët se një vit më parë apo me ngadalësimin e nivelit të deficitit. Pra e gjithë reforma do përballohet brenda të gjithë parametrave të qëndrueshmërisë fiskale”, nënvizoi Ibrahimaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...