Sot 1 Prilli, zbulohet historia interesante që fshihet pas ditës së gënjeshtrave

Të gjithë e dimë se data 1 prill njihet në shumë vende të botës si Dita e Gënjeshtrave. Por çfarë historie ka kjo ditë dhe cila është prejardhja e saj?

 

Dikur, 1 prilli festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.

 

Profesori Joseph Boskin e shpjegonte dikur kështu këtë ditë: 1 Prilli e ka prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë deklaratë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.

 

Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga “Associated Press”, por doli një problem akoma më i madh! E gjithë historia ishte trilluar nga profesori Boskin për të bërë një shaka për 1 prillin. “Associated Press” iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t’i kërkonte falje lexuesve. Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.

 

Gënjeshtra më të famshme të 1 Prillit: Në 1957, mijëra shikues të “BBC” besuan një raport të publikuar nga gjiganti i informimit, sipas të cilit shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër pemë që prodhonin makarona. Në vitin 2012 Louis Tomlinson, anëtar i grupit muzikor “One Direction”, gënjeu fansat, duke i thënë se do të bëhej baba. Gjithashtu, një grua amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...