“Plasa duke i thënë”, Olta s’përmbahet: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

Teksa bisedonte me Qetsorin, Olta mendon se Luizi i përdor vajzat, ajo u shpreh se nuk e beson aspak faktin që Luizi është emocional, por e përdor këtë për lojë.

 

Ajo tregoi se i ka thënë Jorit se Luizi po e përdor, por Jori nuk e ka besuar.

 

Olta: “I besojnë të varfrat i besojnë atij. Si mund t’i besosh atij? Si besojnë që ai bëhet emocional? Vetëm një njeri naiv e beson atë. Plasa duke i thënë ai është duke ju përdorur. I thashë dhe Jorit sot zemra ai po të përdor. Jo tha. Mblidh mendjen i thashë. Do ai një gocë të bukur që të merret. Nuk e di sa do ta çmoj publiku këtë lojë që bën ai, këtë përdorim hapurazi që i bën njerëzve. Ai i keqpërdor njerëzit”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME