Nga menaxher në deputet, Benet Beci vijon rrëfimin: Si hyra në politikë

Kandidati i PS Benet Beci vijon rrefimin e tij se si hyri ne politike.

‘Është e vërtetë që unë kam punuar shumë vjet me kryeministrin Berisha në projektet e rrugëve rurale dhe ka qenë ndoshta nga projektet flamur të qeverisë së asaj kohe dhe shumë vjet kam punuar me kryeministrin Rama me projektet e zhvillimit urban dhe rilindjes urbane. Nuk kam qenë ndonjëherë kandidat për PD por në politikë kam hyrë nëpërmjet ofertës së kryeministrit Rama dhe besimit që socialistët kanë pasë, për të cilin i vlerësoj dhe jam shumë mirënjohës. Dilema qe përfshirja si deputet i PS para dy vitesh ka qenë një dilemë-diskutim i rëndësishëm në shtëpi, me prindërit, me fëmijët. Ishte një vendim jo i lehtë për t’u marrë sepse pyetja që shtrohej ishte a kemi ne një përkatësi. Im atë ka pasë dhe ka një opinion të djathtë në qëndrimet e veta.

Ai është tregu jashtëzakonisht i hapur dhe shumë largpamës dhe pozitiv për atë që po vinte dhe ndërsa diskutonim në familje mbi mundësinë ose jo të pranimit për të hyrw nw politike dhe për të qenë deputet i Kuvendit. Në një moment të caktuar e mbaj mend që më tha: “Në fund të fundit nuk je anëtar i KQ por i Kuvendit”. Kuvendi është institucion i rëndësishëm, pavarësisht se kush ta ofron një karrige aty dhe se si do ta mbash por e rëndësishme është të kesh përfaqësi. Ndoshta në këtë kuptim, për mua u bë më e lehtë që të isha një anëtar ose parlamentar i Kuvendit me respektin për të dhe njëkohësisht respektin për të gjithë bashkëpunëtorët e mi socialistë dhe Ramën i cili ma ofroi këtë gjë për të cilën kam mbet mirënjohës.

Kështu që, hyrja ime në politikë erdhi si një dakordësi familjare me shumë diskutime por që mendoj që kishte prapa saj një nevojë të qartë ose një mendim të qartë për të kontribuar. Kishte shumë vite që unë kam kontribuar në menaxhim,drejtim,investime e zhvillim të rajoneve të ndryshme të Shqipërisë dhe dukej se ky drejtim politik po merrte një kah shumë më specifik, drejt Shkodrës sepse vërtet ishte pranim i një pozicioni të deputetit por në fakt ishte për deputetin e Shkodrës, nuk ishte fjala për politikë, unë kisha hyrë aty tashmë në pozicionin e dikujt që do të përfaqësonte Shkodrën ose që do të kishte mundësi të bënte diçka për qytetin.

Kështu që, ishte më e lehtë marrja e një vendimi politik me një synim të fortë mbrapa që kishte të bënte me të gjithë historinë, trashëgiminë e familjes, me gjithë dëshirën e parealizuar ndonjëherë që ne të kishim qenë dhe të vazhdonim kontributin tonë në Shkodër atë që është bërë me breza më përpara. Duke e parë në këtë aspekt vendimin politik tonin familjarisht, ky ishte një justifikim përtej faktit politik që të ishe në Shkodër dhe të kishe mundësi të bëje diçka për Shkodrën dhe kjo ka qenë në fakt realisht arsyeja, dëshira e ndoshta destinacioni që vjen ne një kuptim të çuditshëm sot kur ti shikon që je kaq pranë një realizimi të një dëshirë, të një aspirate që mund të kesh për të kontribuar për qytetin e prindërve, gjyshërve, per rrënjët e tua, për Shkodrën.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...