Biznesmeni Gjergj Luca zotohet për dasmë madhështore të Luizit me Kiarën në 7 maj: Surprizë për nipin tim kur të dalë nga BBV

Mospërfshirja e personazheve të njohur, në historitë e krijuara brenda “Big Brother VIP”, ka qenë thuajse e pamundur, politikanë, gazetarë, biznesmenë dhe analistë, nuk kanë ‘shpëtuar’ dot pa dhënë përgjigjie mbi personazhin më të famshëm të momentit ‘Luizin’.

 

Së fundmi, ka qenë biznesmeni, Gjergj Luca i cili përmes një mesazhi, publikisht i ka premtuar Kiarës dhe Luizit se sapo këngëtari shkodran të dalë nga shtëpia më e famshme, më 7 maj, do t’u organizojë të dyve një dasmë madhështore.

 

Luca tha se si daja e Luizit, do të jetë organizatori i kësaj dasme duke e siguruar moderatoren se do të jetë dasma më madhështore dhe më e bukur që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

“Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti. Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do i bëjmë një suprizë. Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në Fish City, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca në mesazh.

 

Kiara dhe Luizi, pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre pasi këngëtari të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP2”, ku patën edhe një dasmë të ‘improvizuar’.

Luca ka premtuar datën 7 maj për organizimin e dasmës, që është pikërisht një ditë pas finales së “Big Brother VIP”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...