Nita paralajmërohet nga Olta: Po nuk më votove mua si lider do dalësh jashtë si….

Zgjedhjet për lider brenda “Big Brother VIP” duket se kanë nxitur debate dhe dinamika të shumta.

 

Olta dhe Luizi kanë shprehur hapur dëshirën për këtë rol që vjen edhe me një avantazh në lojë. Por, ajo që ka marrë vëmendje është një deklaratë e Oltës, e cila thotë se ka qenë ajo shkaku pse Ermiona u largua nga “Big Brother”.

 

Aktorja pyet Nitën për kë do votojë dhe kjo e fundit i thotë: “Prit, të shohim”. Gjë që nuk i pëlqeu Oltës e cila nis t’i përmendë ato që ajo i cilëson “ndere për Nitën” dhe sipas saj e tillë ishte dalja e Jonës.

 

“E mban mend Jonën kur doli, kur ishe në nominim? Jonën e mban mend kur ishe në nominim? E mban mend? E mban mend mirë? I shpëtove nominimit.”- përsërit ajo.

 

“Domethënë që e nxore ti?”- e pyeti Nita, të cilës Olta iu përgjigj me: “Nuk mendon se kontribuova sado pak? Këto janë gjërat që kam bërë unë për shoqërinë këtu brenda, për shembull.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...