SKANDALOZE… VIDHEN KABLLOT E NDRIÇIMIT NË HYRJE TË SHKODRËS

Mengjesi i kesaj te merkure ka gjetur hyrjen e qytetit me kabllo te vjedhur ndriçimi! Rreth 270 meter linear eshte vjedhur dhe demtuar nga persona te pa pergjegjshem.

 

Kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille! Edhe nje vit me pare hyrja e qytetit u la ne erresire te plote! Duke nisur nga shtyllat ne afersi te kishes se zojes e deri ne afersi te kalase e gjithe zona eka mbetur ne erresire. Sipas bashkise Shkoder po mendohet zevendesimi I tij ndonese eshte nje dem I konsiderushem.

 

Edhe pergjate sezonit turistik ndodhi e njejta gje ne kete zone. Serish asnje person I identifikuar si pergjegjes I ketij demtimi. Tashme eshte kthyer ne nje shqetesim serjoz demtimi I objekteve publike ne Shkoder. Pushteti vendor ka kerkuar disa here ndihmen e institucioneve te tjera vecanerisht policise se shtetit per te zbardhur ngjarje te tilla!

 

Eshte nder akset me te rendesishme pasi behet fjale per hyrjen e qytetit dhe lidhjen e saj me vendet fqinje, e qe me shume gjasa do vijoje te qendroje ne erresire pergjate ketyre diteve. Pushteti vendor ne vitet e fundit ka patur nje dem te konsiderueshem ne zevendesimet e shtyllave dhe kabllove te vjedhur, duke e penguar qe ky fond te sherbeje per investime te tjera.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...