Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë, kjo pasi PD zyrtare ka vendosur te mos kete kandidat per Shkodren.

Drejtuesi i Partisë Demokratike i degës së Shkodrës, Xhevdet Amuli, në një intervistë për “MCn live”, shprehet se vendimi për të mos marrë pjese më një kandidat të PD zyrtare, atë të Alibeaj, u mor nga kryesia e PD-së, dhe si e tillë duhet respektuar, por megjithate Amuli thote se nuk do te mbeshtesin kandidatin Spahia, por vetem listat per keshillin bashkiak.

Kështu e ka parë të arsyeshme, kryesia e PD-së, vendimi merret nga kryesia e PD-së, pavarësisht se Alibeaj është kryetari në detyrë, por gjithsesi ai nuk mund të vendos pa marrë vendimin dhe votimin e kryesisë së PD-së.

Në fakt në shumë gjera nuk ka tingëlluar mirë marrja pjesë me më shumë se një kandidat, por sipas kalkulimeve, dhe të çdo gjeje që është bërë, është parë e arsyeshme qe në disa degë të mos merret pjesë me një kandidat.Struktura është e përgatitur dhe strukturës i intereson vetëm PD, edhe pse janë zgjedhje lokale, por më shumë se aq janë zgjedhje politike.

Kështu që në këtë moment, unë dhe strukturat e PD-së, do të punoj për OPD, për listën e këshillit bashkiak, ku secili prej tyre mund të ishte një potencial për drejtimin e bashkisë.

Amuli thotë se nuk e sheh të arsyeshme ti drejtoj demokratët për të mbështetur koalicion Berisha-Meta, për faktin se sipas tij, PL, ishte ajo që ka çuar në shkatërrimin e PD-së ndër vite.

Unë nuk kam si të votoj PS, as PL, janë dy pole që ndër vite janë munduar të shkërmoqin PD-në. Ne do të votojmë PD, figurat e PD, këshillat bashkiakë, kjo është zgjidhja.
Unë nuk kam lidhje me asnjë subjekt te tjera dhe siç e thashë shkatërrimi i PD-së ndër vite është LSI, që në koalicionin e parë. Kandidati Bardhi kujt i shërben, Berisha-Meta e kanë shkatërruar. PD, ka ardhur kohë të vazhdoj drejt rrugë së saj, të ndahet nga e kaluara.
Foltorja e ka filluar reformën e administratës me personat më të vlefshëm të PD, dhe disa herë e kam denoncuar për këto largime nga puna, se janë larguar pa asnjë motivacion, kështu që nuk mund tu them demokratëve dhe ti orientoj ata që të votojnë PL.”-u shpreh Amuli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...