Sytë nga qielli, sonte ndodh fenomeni i rrallë astronomik: 5 planetë do të rreshtohen pas njëri-tjetrit

Një fenomen i rrallë astronomik do të ndodhë sonte, e martë 27 mars, pasi 5 planetë të sistemit tonë diellor do të rreshtohen pas njëri-tjetrit. “Parada planetare” përfshin Jupiterin, Venusin, Mërkurin, Marsin dhe Hënën. Ky spektakël i rrallë do t’u ofrojë entuziastëve të astronomisë një mundësi unike që do jetë e dukshme pas perëndimit të diellit.

 

5 planetët do të krijojnë një hark të ndritshëm si një “gjerdan me perla”.

 

“Me sy të lirë, edhe nga një qytet i ndritshëm, Jupiteri, Venusi, Hëna dhe Marsi duhet të jenë lehtësisht të dukshme. Urani duhet të jetë i dukshëm me një teleskop të mesëm dhe Mërkuri është sfida për ata që janë shumë të apasionuar pas yjeve,”-tha astronomi Jake Foster i Observatorit Mbretëror Greenwich.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...