Në shtëpinë e Big Brother, banorët duhet të shkruanin sekretet e tyre dhe ti lexonin perpara të gjithëve e të mundoheshin të gjenin cili sekret i përkiste kujt.
Sekretet ishin nga më të ndryshmet, por ajo që shokoi banorët ishte “Kam tentuar ti jap fund jetës”, sekret i lexuar nga Nita e cila ju desh pak kohë të merrte veten. Banorët nuk e gjetën dot ndaj edhe Luizi ka rrëfyer se ai sekret i përkiste atij.
Jo vetëm kaq,por këngëtari ka rrëfyer edhe tre të tjera pra në total 4. 1-“Kam tentu me i marr jetën vetes” 2-“Kam flirtuar me mamanë e një shoku” 3-“Jam dashuruar në Big Brother” 4-“Njëra më ka paguar udhëtimin për në Zvicër”