Ish-banorja e ‘BBV’ shpërthen e revoltuar, kërkon të mbyllet menjëherë emisioni dhe i bën thirrje urgjente Lori Hoxhës: Nuk tolerojmë më kështu!

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në Instagram për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerancë.

 

Në një video të hedhur në storyn e saj shihen banorët tjerë brenda shtëpisë të cilët dëgjojnë të shtënat me kallash kur ndodhi vrasja e rojës dje në oborrin e ‘Top Channel’, ngjarje kjo tw cilws akoma nuk i janë zbardhur motivet.

 

Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur drejtueset e këtij programi, Sara dhe Lori Hoxhën ‘të pangopura’. “Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar artistja.

 

 

Kujtojmë se një person i moshës 60 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve që mori nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Tiranë. Ai ishte roje e objektit të medias “Top Channel”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...