Çudirat e motit për këtë javë, SHMU del me njoftimin e rëndësishëm

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Rreth për këtë javë moti në vendin tonë bën një “kthesë” të fortë ndikuar nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik me masa ajrore me origjinë polare.

 

Ajo që vlen për tu theksuar është se pritet një rënie drastike e temperaturave në fillim të javës si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale. Megjithatë duke filluar gradualisht nga mesjava dhe kryesisht ditët e fundit të javës (e Enjte dhe e Premte) temperaturat rikthehen përsëri në vlerat e zakonshme të pranverës.

 

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në relievet malore mbi 1000 metër reshje dëbore.

 

Paqëndrueshmëria vijon edhe ditën e Martë ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta lokale.

Më pas për ditët e mbetura pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...