Receta/ Ja si të gatuani përshesh me gjel deti

Përbërësit për kulaçin:

1 kg miell
1 qepë
200 g gjalpë
50 ml vaj ulliri
1 lugë çaji sodë buke kripë

ujë
nenexhik
piper i zi

 

Përbërësit për përsheshin:

gjel deti rreth 3-4 kg
lëngu i gjelit të detit
të brendshmet e gjelit (nëse nuk doni, mos i përdorni)
gjalpë ose vaj ulliri
kripë, nenexhik, rigon, piper

 

Përgatitja për brumin:

Sasisë së miellit i bëjmë një gropë të vogël në mes, ku shtojmë kripën dhe ujin dhe e punojmë me dorë, derisa të formohet një brumë kompakt (jo shumë i fortë). Brumin e lëmë të pushojë për gati 1 orë. Pas kësaj kohe, e hapim në një tepsi të lyer me pak vaj dhe mund ta zbukurojmë me dhëmbët e pirunit. E fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë, derisa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. Pasi të piqet, e mbështjellim me një pecetë të thatë dhe e lëmë të qëndrojë vertikalisht, që të mos thahet dhe të ruajë fortësinë e duhur.

 

Përgatitja e përsheshit:

Në një tenxhere të thellë, ku kemi hedhur ujë dhe kripë, fusim edhe gjelin e detit, që të ziejë. Ndërkohë, merremi me përsheshin. Në një tigan të thellë hedhim gjalpin ose vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën, të prerë hollë. Më pas, shtojmë të brendshmet e gjelit, të prera në copa të vogla. Kur qepa të jetë bërë transparente, shtojmë kulaçin e thërrmuar në copa të vogla dhe, dalëngadalë, lëngun e gjelit të detit (pasi ky të ketë zierë), derisa të mbulohet gjithë kulaçi i thërrmuar.

Më pas hedhim kripë, nenexhik, rigon dhe piper. E mbulojmë me kapak, derisa lëngu i mishit të përthithet tërësisht nga kulaçi. E shërbejmë të nxehtë, të shoqëruar me një copë mishi nga gjeli i detit. Për një pamje më të bukur, para se ta hedhim në pjatë, mund t’i japim një formë rrumbullake dhe më pas të vendosim mbi të mishin e gjelit, të prerë në copëza të vogla kubike. Sipër tyre shtojmë arra ose bajame të pjekura.Nga: Dhurata Thanasi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...