“Do ju ndodhin gjëra të tmerrshme”, u shtirën sikur kishin aftësi të mbinatyrshme, dy shqiptarët zhvasin nënë e bijë në Greqi

Një 57-vjeçare dhe një 44-vjeçar nga Shqipëria arritën të zhvasnin 120 mijë euro nga dy gra greke, nënë e bij, duke u shtirur si të kishin aftësi të veçanta shpirtërore.

 

Ata u takuan rreth 8 vite më parë, kur tashmë 57-vjeçarja mori një punë si ndihmëse shtëpiake, por shpejt u krijuan marrëdhënie miqësore.

 

Që nga vera e vitit 2016, 57-vjeçarja, nën pretendimin se zotëronte aftësi të mbinatyrshme, filloi të mashtrojë gratë, duke marrë prej tyre para, bizhuteri, sende me vlerë si dhe pajisje elektronike, si shpërblim për “shërbimet shpirtërore”.

 

Në disa raste kur viktimat e mashtrimit vinin në pikëpyetje pagesat apo i vononin, ajo i terrorizonte duke u thënë se nëse nuk dorëzoheshin, do t’u ndodhnin gjëra negative si sëmundje, dështime personale, pune etj.

 

Bashkëpunëtorë në mashtrimin e dy femrave ka qenë 44-vjeçarja, si dhe tre shtetas të tjerë shqiptarë (të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin). Shumat e parave janë paguar si për vetë të akuzuarën, ashtu edhe me transferta bankare në llogaritë e 57-vjeçares dhe të bashkëakuzuarit të saj.

 

Më në fund, pasi viktimat kanë kuptuar mashtrimin ndaj tyre dhe kanë refuzuar të japin më shumë para, 57-vjeçarja së bashku me 44-vjeçarin dhe një bashkëpunëtor 33-vjeçar, i kanë kërcënuar se nëse nuk do u jepnin shumën prej 80.000 euro, do t’i dëmtonin fizikisht. Përfitimi i paligjshëm financiar që ata arritën të nxjerrin nga viktimat e tyre i kalon 120 mijë euro.

 

Ata sekuestruan edhe ar, sende me vlerë dhe stoli me vlerë të pacaktuar. Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.

Administratës i rritet paga, por çfarë do të ndodhë me pensionistët

Pensionistët duhet të presin deri në Tetor për “rritje” pensioni. Ndryshe nga rrogat, për pensionet nuk do të ketë rritje reale, por vetëm indeksim...

Arbana Osmani nis pushimet ne nje nga ishujt me te frekuentuar nga Vipat

Pas nje Big Brother te sukseshem Arbana ka filluar pushime me Eduart Grishaj. Moderatorja shume e dashur per publikun eshte duke kaluar pushimet në Mykonos...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ma hoqën fëmijën nga gjiri”, e reja tregon torturat në shtëpinë e burrit

Marigona Buja 32 vjeçarja do të tregojë historinë e...

Meterologia Lajda Porja zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike...

Mrekulli! Ky është liqeni në Shqipëri që ju rinon për 3 ditë dhe ju shëron nga sëmundjet

Bëhet nami në liqenin e “çudirave” në Lenie të...