Prindër sytë katër…/ Ja disa shenja si mund ta kuptoni se fëmija juaj po pi cigare elektronike

Si prind, ju dëshironi vetëm më të mirën për fëmijën tuaj dhe kjo do të thotë gjithashtu ta ndaloni atë të bëjë gjëra që mund ta dëmtojnë atë.

 

Teksa cigarja elektronike është cilësuar si një mjet i dobishëm për të ndihmuar duhanpirësit të largojnë zakonet e tyre, cigaret elektronike nuk këshillohen të përdoren nga fëmijët. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar ata ti përdorin. Një studim i ri ka zbuluar se gati gjysma e prindërve thonë se do ta dinin nëse fëmija i tyre po avullonte. Ekspertët në Universitetin e Miçiganit pyetën 1325 prindër me fëmijë të moshës 11-18 vjeç.

 

Rezultatet treguan se 67 për qind e prindërve besonin se do ta dinin nëse fëmija i tyre do të pinte avull. Megjithatë, ekspertët thanë se shumë prindër nuk janë të vetëdijshëm se fëmija i tyre ka përdorur cigare elektronike. Ata zbuluan shenjat treguese që fëmija juaj mund ta ketë filluar këtë zakon.

 

1. Plagë në gojë

Bashkëdrejtoresha e sondazhit, Sarah Clark tha se avullimi mund të jetë i rrezikshëm për adoleshentët sepse ata përdorin nikotinë dhe kjo mund të bëhet problematike dhe e dëmshme për shëndetin e tyre. Raporti thotë se tumosja për një periudhë të gjatë kohore mund të çojë në shenja të dukshme fizike. Një mënyrë befasuese për të zbuluar nëse fëmija juaj po përdor cigare elektronike, është të shikoni nëse ka ndonjë plagë në gojë. “Irituesit nga avujt mund të shkaktojnë sistemin imunitar, i cili mund të shkaktojë plagë në gojë dhe kollë”, thanë ekspertët.

 

2. Rrathët poshtë syve

Për shkak të një kimikati në lëngun elektronik të quajtur propilen glikol, avullimi mund të shkaktojë tharje të gojës ose dehidrim, shpjeguan ekspertët. Nga ana tjetër, kjo mund të çojë në rritje të etjes dhe rrathë të errët nën sy, shtuan ata.

 

3. Gjakderdhje nga hunda

Gjakderdhja nga hunda është e zakonshme tek të rinjtë. NHS thekson se ato zakonisht nuk janë shenjë e diçkaje serioze dhe në shumicën e rasteve mund të trajtohen në shtëpi. Raporti thekson se glikol propilen gjithashtu mund të zvogëlojë lagështinë brenda hundës dhe të shkaktojë gjakderdhje nga hunda.

 

4. Gadgets të reja

Vapes nuk duken gjithmonë si cigare elektronike dhe në shumë raste, raporti thotë se pajisjet mund të duken si sende të përditshme, duke e bërë të lehtë për fëmijët tuaj t’i fshehin ato. Nëse fëmija juaj papritmas fillon të kthehet në shtëpi me pajisje të reja që nuk i keni parë më parë, atëherë duhet t’i pyesni se nga i kanë marrë ato. Raporti thotë se kjo përfshin disqet USB, stilolapsa, kuti telefoni dhe orë inteligjente.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...