Olta dhe Dea flasin për lojën e Luizit: Ja si do i prishet plani

Olta përfitoi një natë në suitë mbrëmjen e kaluar, duke qenë se ajo mori më shumë vota se Kiara, si banorja më pak e pëlqyer.

 

Ajo zgjodhi të shkojë në suitë me Dean, ndonëse fillimisht tha me shaka se kishte dëshirë të qëndronte me Luizin.

 

Qëndrimi i tyre në një dhomë të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve, ka bërë që Olta dhe Dea të flasin më “lirshëm” për lojën në tërësi, apo për strategjitë e banorëve.

 

Loja që po bën Luizi, nuk kishte se si të mungontre në bisedat e tyre. Ishte Olta ajo që tha se e vetmja gjë që Luizit nuk ia kishte pritur mendja dhe që nuk e kishte llogaritur, ishte afrimiteti me të.

Ajo i tha se afrimiteti me Luizin erdhi shumë natyrshëm nga të dyja palët dhe nuk është as strategji, as ndonjë gjë tjetër.

 

Përveç Luizit, Olta tha se Fotini nuk po bën asgjë në shtëpi. Ajo u shpreh se Nita u largua atë për të ndenjur me Fotininë.

Dea e pyeti Oltën nëse do ketë zarf të zi deri të shtunën. Olta tha se Luizi do bëjë të pamundurën që të pezullojë ndonjë banor, sepse sipas saj, ai nuk do jashtë as atë dhe as Kiarën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...