Organizata e Veteranëve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve në Shkodër, kanë zhvilluar sot një takim me deputetin Benet Beci, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës.Drejtuesit e organizatës dhe pjestarët e familjeve të Dëshmorëve të luftës shprehën në këtë, takim mbështetjen e tyre për kandidaturën e Benet Becit për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.
Deputeti Benet Beci tha se ndihet i lumtur që nis me veteranët rrugëtimin e takimeve të tij për zgjedhjet vendore të 14 Majit.Beci ndër të tjera tha se Shkodra e sotme nuk është qyteti që kemi aspiruar dhe premtoi se do të punojë për të realizuar sa më shumë investime, për tu dhënë zgjidhje probleme të shumta me të cilat përballet sot Shkodra.
“Ajo që na bashkon sot ktu të gjithë ne është sakrifica, është puna, është lufta që kanë bërë brezat gjithmonë, që përfaqësohet më së miri tek ju, siç përfaqësohet tek prinderit e mi, dhe unë ju shikoj ju ashtu, si njerëz që jeni sakrifikuar, që keni punuar për Shqipërinë. Prandaj më takonte sot, të filloja rrugëtimin tim për bashkinë me ju. Unë jam sot këtu që t’ju them se ne meritojmë të kemi një qytet më të bukur, që fëmijët tanë mos të na ikin.
Ne meritojmë të kemi më shumë investime, më shumë parqe për ju. Meritojmë të kemi më shumë respekt për atë rrugë që shkon tek Dëshmorët, a për një ambjent më të pastër rreth Dëshmorëve. Por, në rrallë të parë kur dalim nga shtëpia, mos të kemi shumë mbeturina apo shumë trafik. Kemi shumë gjëra që kemi mundësi të përmirësojmë”
Në takimin e veteranëve dhe pasardhësve të Dëshmorëve të luftës në Shkodër më kandidatin e PS për Shkodrën Benet Beci, ishin të pranishëm edhe drejtues të Degës së Partisë Socialiste të Shkodrës.