“Duart e sytë i kishte shumë të vogla, kokën s’e mbante”, prindërit tregojnë si e zbuluan sindromën e të birit

Manushaqja dhe Lutfiu janë prindërit e Adrit, një djali 19-vjeçar me sindromën Down. Në “Ka Një Mesazh Për Ty” ata kujtojnë lumturinë e ditëve të pritjes së ardhjes së djalit në jetë, e cila nuk vonoi të vishej me një vel trishtimi.

 

Vetëm pak pas lindjes së djalit, ai pësoi një bllokim që e dërgoi menjëherë në spital. Lutfiu thotë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se fillimisht mjekët e patën të vështirë diagnostikimin por më pas gjithçka u bë e qartë, përfshirë edhe sfidat e frikërat.

 

Ardit Gjebrea: Manushaqe, kur lindi djali, nëna gjithmonë ka një ndjesi për të. Ti kuptove gjë?

Manushaqe: Kur lindi djali që e mora në krahë pashë që nuk shkonte diçka se shihja fëmijët e tjerë dhe djali nuk ishte si ata. Duart e vogla, sytë, i kishte shumë të vegjël. Kokën s’e mbante. Thashë po gaboj unë por prapë diçka nuk shkonte.

 

Ardit Gjebrea: Kur e morët vesh të vërtetën se çfarë kishte djali juaj?

Lutfi: Pas 3 muajsh shkuam tek spitali dhe më shpjegoi ai disi, por asgjë që të thotë që Adri është me sindromën Down.

Ardit Gjebrea: Ju kishit dëgjuar më parë për sindromën Down?

Lutfi: Absolutisht asgjë, fare.

 

Manushaqe: S’e dinim çfarë ishte sindroma.

Lutfi: Vendosa, thashë po hyj në farmaci të pyes,të mbledh ndonjë informacion. Ishte një grua, një farmaciste në moshë, më pa njëherë, tha “ua ç’të paska gjetur. Shpresoj të ketë jetën e gjatë. Me këtë diagnozë që shoh unë këtu, me këtë fëmijë duhet të punoni jashtë mase shumë. Ai do vijë, çdo gjë do e ketë me vonesë”. Faleminderit dhe ika.

 

Kishte momente që më frenonin, por prapë e mblodha veten. E mblodha se ç’të shikoja, ku do shkoja, kjo ishte e re dhe po mos të na ketë të dyve nesër, ku do shkojë ai fëmijë nesër? Ishin ditë të pakta, shumë të vështira dhe pastaj mblodhëm forcat, do ecim vetëm përpara. Nuk i çonte 10 ditë, çdo 10 ditë do shkonte në spital. Deri në moshën 2 vjeç ai është rritur me medikamente, me shurupë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...